Firmoset marrëveshja: Turqia dhe Ukraina do të bashkëpunojnë për të ndërtuar infrastrukturën e shkatërruar nga lufta

  • A.P /
  • 18 August 2022 - 21:15
Firmoset marrëveshja: Turqia dhe Ukraina do të bashkëpunojnë për të ndërtuar infrastrukturën e shkatërruar nga lufta

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është takuar sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev.

Pas bisedimeve tre-palëshe ku ishte pjesëmarrës edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres, Turqia dhe Ukraina kanë arritur disa marrëveshje bilaterale.

Në këtë kontekst, marrëveshja mes Turqisë dhe Ukrainës për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta u nënshkrua nga ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov dhe ai i Tregtisë, Mehmet Mus.

Marrëveshja do të krijojë një Task Force midis dyja vendeve për rindërtimin e Ukrainës.

(Kosova Sot Online)