Abazoviq i shpalos “faktet e krimit të organizuar” në seancën ku mund të rrëzohet

  • E.K /
  • 19 August 2022 - 16:04
Abazoviq i shpalos “faktet e krimit të organizuar” në seancën ku mund të rrëzohet

Po mbahet seanca e thirrur për rrëzimin e Kryeministrit Dritan Abazoviq, në Kuvendin e Malit të Zi. Në këtë seancë, ka marrë fjalën vetë Abazoviq, i cili ka folur për rrjete kriminale në Malin e Zi dhe lidhjet e tyre me politikën.

Kryeministri Abazoviq ka replikuar me iniciuesit e mocionit të mosbesimit ndaj tij, deputetët nga partia e Presidentit Milo Gjukanoviq, duke thënë se po e fshehin arsyen e vërtetë pse duan ta rrëzojnë. Më tutje, ai ka folur në të njëjtën seancë për luftimin e krimit të organizuar.

Ai ka folur për grupet e krimit të organizuar dhe lidhjeve të tyre me politikën.

“Konfiskimi ka të bëjë me kompaninë ndërtimore Bemaks. Ajo ka themeluar Mportalin. Kontestohet se sipas të dhënave operative pjesa më e madhe e mallrave në Portin e Tivarit janë në pronësi të Bemaks apo personave të lidhur me to. Nga aty financohen fushatat dhe që atëherë ka filluar lufta me kryeministrin. Ai ekip i përfaqësuar nga (Ranko) Uboviq është i lidhur me Zoran Lazoviqin, Milivoj Katniqin dhe ish-shefin e Departamentit të Policisë Speciale (SPO) Dragan Radonjiq. Çfarë publikon Mportal nuk janë të dhëna nga Europoli, por masa sekrete që janë kryer ndaj mashtruesve”, tha ai.

Ai përmend kompaninë “Bemaks” sërish, duke thënë se ajo me lidhjet e saj do të vendosin se “kush mund të formojë Qeveri, e kush jo”.

“Cila është situata, mekanizmi nuk do të shkojë në duart e Gjukanoviqit, por në duart e Bemax-it dhe ata do të vendosin se kush mund dhe kush nuk mund ta formojë qeverinë. Mekanizmi do të shkojë në duart e Zoran Lazoviqit dhe në duart e duart e ekipit nga hoteli i Podgoricës. Nëse Kuvendi vendos t’ua japë atë mekanizëm, fat të mirë”.

(Kosova Sot Online)