Zyrtari i Vuçiqit shihet duke i reklamuar tabelat e Kosovës RKS

  • E.K /
  • 19 August 2022 - 15:14
Zyrtari i Vuçiqit shihet duke i reklamuar tabelat e Kosovës RKS

Zyrtari serb, Petar Petkoviq, që drejton të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka folur sot para mediave për takimin e djeshëm mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

Petkoviq thotë se Vuciq ka dhënë dje dy propozime në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, por që të dyjat, sipas tij, i ka refuzuar Kryeministri Kurti.

Derisa ai shpjegonte këto dy propozime, para mediave ka shfaqur një ilustrim të tabelave të Kosovës, ku shkruan “RKS” dhe është e vendosur emblema e shtetit të Kosovës.

Image

Printscreen i publikuar nga KosovaOnline

Sipas Petkoviqit, Vuçiq ka propozuar që qytetarëve që jetojnë në Serbi t’u lëshohen letrat “hyrje/dalje”, por jo edhe për serbët që jetojnë në Kosovë.

Propozimi i dytë thotë se ka pasur të bëjë me tabelat RKS, të cilat thotë se Serbia i ka pranuar në vitin 2011.

(Kosova Sot Online)