
Ngjarja tragjike: 2-vjeçari ishte me babain e tij kur i ra bombola në kokë

Rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Levan të Fierit ku një 2-vjeçar humbi jetën pasi një bombol oksigjeni i ra mbi kokë, detaje të reja janë bërë të ditura.
Burime nga fshati Levan, bëjnë të ditur se 2 vjeçari, i cili i përket familjes Rasho nga Levani i Fierit, ishte me të atin e tij në momentin e aksidentit të rënde.
I ati i të miturit është punues artizanal i hekurishteve dhe aluminit.
(Kosova Sot Online)