
Sa shumë ka ndryshuar Boiken Abazi i Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi kohët e fundit ka vendosur ta ndryshojë mënyrën e qethjes. Kjo duket se ka ndikuar fort që ai të duket shumë më ndryshe.
Në fotografitë e fundit në Facebook, Boiken Abazi duket shumë ndryshe. Flokët e prera dhe mjekrra më e thinjur bien në sy kur krahason fotot e fundit dhe ato të mëhershme të Abazit.
Abazi kishte dështuar vitin e kaluar që të bëhej deputet në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Për t’ia fituar një mandat deputeti u mundua edhe kryeministri Albin Kurti, duke e bërë veten edhe kundërshtar politik të Ramës. Por LVV-ja humbi.
Kurti kishte vendosur që me partinë e tij të merrte pjesë në zgjedhje atje dhe shkoi edhe vetë për t’i bindur shqiptarët se sa e dobët e e korruptuar ishte qeverisja e Ramës, duke ua ofruar Abazin si alternativë.
(Kosova Sot Online)