Turistët në Sarandë argëtohen duke udhëtuar me anije, pushuesja nga Austria: Si në Greqi

  • A.P /
  • 21 August 2022 - 17:57
Turistët në Sarandë argëtohen duke udhëtuar me anije, pushuesja nga Austria: Si në Greqi

Turistë e shumë që po pushojnë në Sarandës, në mbrëmje argëtohen duke udhëtuat me këto anije. Një familje nga Kukësi që jeton në Tiranë udhëton për herë të parë me një anije turistike kaq të madhe.

Kjo pushuese nga Austria, që jeton në Maqedoninë e Veriut viziton Sarandën për herë të parë. Këtë eksperiencë në det e krahason me një të ngjashme, që ka pasur në Greqi.

“Është si në Greqi, më jep të njëjtën ndjesi, por nuk është Greqia është Shqipëria. Mamaja ime ishte një vit më parë në Sarandë. Më tregoi se kaloi mirë, ndaj këtë verë erdha dhe unë.”

Përgjatë gjithë udhëtimit turistët shijuan pamjen e detit natën, ndërsa të tjerët kërcyen muzikë të huaj dhe valle shqiptare.

“Ishte hera e parë e imja që bëra një udhëtim të tillë, më pëlqeu shumë, anija, deti, dritat. Qyteti, nga deti dukej shumë bukur. Është një gjë e re kjo në Shqipëri edhe e shijova shumë.”

Më pëlqeu shumë. Dy herë e bëra xhiron me këtë anije se me pëlqeu jashtë zakonisht shumë herën e parë.

Në mëngjes, pushuesit me këto anije shkojnë për plazh në disa gjire të Sarandës dhe ishuj. Përgjatë gjithë ditës dhe natës këto anije, frekuentohen nga së paku 1 mijë pushues.

(Kosova Sot Online)