25-vjeçarja rrezikoi mbytjen në pishinë, policia shpall në kërkim administratorin e restorantit

  • E.K /
  • 23 August 2022 - 12:12
25-vjeçarja rrezikoi mbytjen në pishinë, policia shpall në kërkim administratorin e restorantit

Ditën e djeshme një 25-vjeçare u shpëtua nga mbytja në një pishinë në Linzë.

Pas kësaj ngjarje policia ka shpallur në kërkim administratorin e restorantit “Markata peshkut’, 52-vjeçarin Ylii Hidri i cili akuzohet për veprën penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi nuk kishte caktuar përgjegjës për pishinën, siç e parashikon ligji.

25-vjeçarja vijon të jenë në Reanimacion në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. E reja ishte duke u larë në pishinë bashkë me shokun e saj, 32 vjeç. Mësohet se asnjëri prej dy të rinjve nuk dinte not.

(Kosova Sot Online)