Moti për dy ditët e ardhshme: Reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike

  • A.P /
  • 23 August 2022 - 15:55
Moti për dy ditët e ardhshme: Reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka dalë me njoftim për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në Kosovë.

Sipas IHMK’së, gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë mot të ndryshueshëm dhe jo stabil. Parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkimi elektrike.

“Mot i ndryshueshëm dhe jo stabil. Parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike. Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)