
Vuçiq e aktivizon mësuesin e tij Sheshelin, flet për “8 vrasje e 80 arrestime të serbëve në Kosovë”

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojslav Sheshel ka thënë se një e keqe e madhe po përgatitet në Kosovë. Sipas tij, 80 serbë janë në listë për t’u arrestuar dhe 8 të tjerë për t’u likuiduar.
Ai ka folur për TV Pink në Beograd, duke komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, pas dështimit për arritjen e një marrëveshjeje mes kryeminsitrit Albin Kurtid he presidentit Aleksandar Vuçiq në Bruksel
Një e keqe e madhe po përgatitet në Kosovë. Se a do të ndodh me të vërtetë, ne nuk jemi plotësisht të sigurtë. Supozoj që qëllimi i Serbisë është që të bëj gjithçka që ka në dorë për ta parandaluar të keqen. Megjithatë, vendet e të ashtuquajturit Quint, i kanë dhënë mbështetjen e plotë shqiptarëve”, ka thënë Sheshel
“Çdokush do që ta shantazhojë Serbinë”, ka vazhduar ai.
(Kosova Sot Online)