Kurti: Njëri prej opsioneve ka qenë që ne të prodhojmë targa neutrale

  • S.A /
  • 24 August 2022 - 12:43
Kurti: Njëri prej opsioneve ka qenë që ne të prodhojmë targa neutrale

Kryeministri Albin Kurti sot shpalosi detajet nga takimi që zgjati me orë në Bruksel mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Derisa tregoi për propozimet që ai i shtroi në tavolinë, Kurti tregoi edhe për një opsion që u përmend aty e për të cilin tha se është edhe mohues i vetë pavarësisë së Kosovës.

“Targat KS nuk ka nevojë dhe nuk mund të rikthehen më në qarkullim. Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron Kosovën si shtet sovran dhe buron prej kësaj shtetësie dhe këtij sovraniteti dhe nuk mund të legjitimojë neutralitet vetanak ndaj vetë statusit të saj, sepse njëri prej opsioneve ka qenë që ne të prodhojmë targa neutrale”, tregoi Kurti. Ai tha se Kosova nuk mund të marrë vendime që e vënë në pikëpyetje pavarësinë e vendit meqë “pavarësia e vendit nënkupton që nuk mund të promovojmë një rend juridik të ndryshëm për një pjesë të territorit”. Kurti gjithashtu foli edhe për diskursin e palës serbe karshi qytetarëve të Kosovës.

“Jam thellësisht i bindur që pala serbe panevojshëm dhe krejt artificialisht është duke eskaluar si retorikën ashtu edhe veprimet në fushën e sigurisë. Kjo bashkë me kërcënimet e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët duan të mbështesin veprimet legjitime të Qeverisë së Kosovës”.

(Kosova Sot Online )