Policia blen jelekë taktikë për Njësinë Speciale, 1 mijë të tillë i kushtojnë gati 60 mijë euro

  • G.G /
  • 26 August 2022 - 07:08
Policia blen jelekë taktikë për Njësinë Speciale, 1 mijë të tillë i kushtojnë gati 60 mijë euro

Policia e Kosovës ka nënshkruar kontratë për blerjen e 1 mijë jelekëve taktikë për Njësinë Speciale.

Për blerjen e këtyre jelekëve, Policia ka shpenzuar 59 mijë e 300 euro.

Në fillim ishin planifikuar të shpenzoheshin 66 mijë euro për këtë qëllim.

“Projekti ka të bëjë furnizim me jelekë taktikë për Njësinë Speciale”, thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në e-Prokurim.

Furnizimin do ta kryej kompania “Sodex Group SH.P.K”.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.

(Kosova Sot Online)