Amerikanët e kanë opsionin e tyre për dokumentet, Vuçiq ka lëvizur për targat RKS, Kurti nuk lëshon pe pa e njohur Serbia Kosovën

  • E.K /
  • 26 August 2022 - 16:26
Amerikanët e kanë opsionin e tyre për dokumentet, Vuçiq ka lëvizur për targat RKS, Kurti nuk lëshon pe pa e njohur Serbia Kosovën

Në Beograd, emisari amerikan, Gabriel Escobar, e ka bërë të qartë se ai nuk do që serbët e veriut të Kosovës, “të ngarkohen me procedura shtesë administrative”, për të shkuar në shtëpitë e tyre. Me ato që kanë thënë deri tash Kurti e Vuçiq, qëndrimi i Escobarit përkon me kërkesën që pala serbe te pati pala serbe pas takimit të 18 gushtit. Pra, letrat hyrje/dalje të lëshohen për shtetasit serbë, por duke përjashtuar serbët e Veriut. Vuçiq shpreson që “së paku kjo do të lejohet për serbët”, dha sinjale se do t’i pranojë targat RKS.

Emisari special i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, shpreson që qytetarët e veriut të Kosovës të mos kenë ndonjë obligim shtesë kur ta kalojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, pas 1 shtatorit. Këtë ai e lidhi me faktin që ata e gëzojnë të drejtën e dy shtetësisë, serbe dhe kosovare.

“Shpresa ime është se më 1 shtator qytetarët në veriun e Kosovës nuk do të shohin asnjë ndryshim në jetën e tyre. Me fjalë të tjera nuk do të jenë të ngarkuar me procedura shtesë administrative, nuk do të jenë vizitorë në vendin e tyre dhe do të njihen si qytetar me shtetësi të dyfishtë, të Kosovës dhe Serbisë dhe të vazhdojnë të jetojnë në paqe. Kjo është pritja ime, kjo është shpresa ime”, tha Escobar në një konferencë për media.

Këtë deklaratë ai e bëri në Beograd, derisa pritet që më 1 shtator, të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë për të mos lejuar hyrjen në Kosovë targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia dhe të vendoset reciprociteti për dokumentet e Serbisë, duke iu dhënë shtetasve të saj një letër hyrje/dalje.

Kryeministri Albin Kurti, tregoi se nuk heq dorë nga ideja që të vendosë reciprocitet me Serbinë, në lidhje me dokumentet identifikuese që i lëshon ajo.

Në konferencën e parë për media rreth takimit të 18 gushtit, mes tij dhe Presidentit Aleksandër Vuciq, Kurti tha, “ose do të kemi dokumente hyrje/dalje në të dy anët ose në asnjërën. Cilado është e pranueshme për ne. Duam reciprocitet”.

Ndërkaq, nga pala serbe, ka thënë se propozimi i saj në Bruksel ishte që serbëve të Veriut mos t’u lëshohej dokumenti për hyrje/dalje dhe Kosova ta lëshonte një dokument të tillë për serbët brenda kufirit të Serbiësë.

Për këtë ishte deklaruar menjëherë pas takimit Kurti -Vuciq, shefi i të ashtuquajturëz Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq.

Më 19 gusht, ai tha se Serbia kishtë propozuar dhe ishte e gatshme të pranonte atë që ishte rënë dakord në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, edhe pse, siç tha Petkoviq, ajo marrëveshje, që ishte arritur nga ish-negociatorët Borko Stefanoviq dhe Edita Tahiri, “nuk ishte mirë”.

Ai shtoi se Serbia ishte e gatshme të lëshonte një dokument për hyrje-dalje për “qytetarët e Serbisë që banojnë në Serbinë qendrore, kur të shkojnë në Kosovë, në vendkalimin administrativ të Prishtinës”, por se kjo nuk do të vlente për serbët nga Kosova.

Ndryshe Vuçiq ka thënë se s’mund të negociohet për çështjen e tabelave meqë thotë se “është pothuajse e sigurt që s’do të ketë ndonjë progres” duke pranuar se Kosova do të fillojë t’i lëshojë ato nga fillimi i muajit tjetër.

“Tabelat fillojnë të ndryshojnë nga 1 shtatori dhe afati është dy muaj. Imagjinoni çfarë tensione do të ketë në këta dy muaj. Nëse ne mund të zgjidhim të paktën çështjen e dokumenteve në mënyrë që serbët nga Kosova të mund të hyjnë dhe dalin në vijën administrative, gjithçka do të jetë më e lehtë”, ka thënë Vucic.

(Kosova Sot Online)