Escobar vazhdon të takojë opozitën, Hoti flet për një takim miqësor me të në Vjenë

  • G.G /
  • 27 August 2022 - 17:11
Escobar vazhdon të takojë opozitën, Hoti flet për një takim miqësor me të në Vjenë

Ish-Kryeministri Avdullah Hoti ka takuar emisarin amerikan Gabriel Escobar në margjina të takimit të Partive Popullore Europiane në Vjenë. Escobar gjatë javës që shkoi në Prishtinë pati takime me liderë opozitarë të cilat nuk i pa me simpati Kryeministri Kurti.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, njofton për takimin e zhvilluar me Emisarin e ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, siç tha ai “takim shumë miqësor” në Vjenë.

Deputeti Hoti ndodhet në Vjenë se bashku me deputetin Arben Gashi, në kuadër të EPP.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën e integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike”, shkruan Hoti ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Në Vjenë, në margjina të takimit me EPP, ku me Arben Gashin po e përfaqësojmë LDK-në, kisha një takim shumë miqësor me z. Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën e integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike.

Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara.

(Kosova Sot Online)