Rikthehet “loja” barbare në Nju Jork, kriminelët godasin qytetarët pa shkak

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 17:10
Rikthehet “loja” barbare në Nju Jork, kriminelët godasin qytetarët pa shkak

Të paktën 20 raste janë evidentuar deri tani nga policia të “lojës” së tmerrshme të nokautit në Nju Jork.

Kriminelët godasin për argëtim, pa asnjë shkak, njerëz të pafajshëm në rrugët apo qendrat tregtare të Nju Jorkut të mbushur me krime.

Rasti më i rëndë ishte kur një burrë në Bronks ishte pranë vdekjes kur u godit me grusht dhe përfundoi pa ndjenja jashtë një restoranti. Policia ka konfirmuar edhe raste të tjera, të cilat janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë. Një rast i ngjashëm ndodhi në Bruklin, ku një 36-vjeçar u filmua teksa u godit nga agresori, po ashtu edhe një 74-vjeçare përfundoi në trotuar në fillim të këtij muaji.

“Loja e nokautit është rikthyer. Sulmi ndaj banorëve të Nju Jorkut është real. Ne duhet të jemi të vëmendshëm. Nuk janë vetëm të sëmurët mendorë ata që po i kryejnë këto sulme, por ka edhe individë të zemëruar, kriminelë të pacipë”, u shpreh Michael Alcazar, një oficer në pension. Ai kërkon shtrëngimin e ligjeve për akte të tilla barbare. /A2CNN

(Kosova Sot Online)