Policia: Në aksidentin në Hereq u lënduan katër persona, u përfshinë tri automjete

  • G.G /
  • 29 August 2022 - 08:25
Policia: Në aksidentin në Hereq u lënduan katër persona, u përfshinë tri automjete

Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Sheretmet Elezaj, ka dhënë informacione për aksidentin në rrugën Pejë-Gjakovë, konkretisht në fshatin Hereq.

Elezaj tha për Gazetën Express se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25 në fshatin Hereq të Gjakovës mes tri automjeteve, ku lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

“Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, të lënduar kanë qenë 4 persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore…Njësia e trafikut rajonal i është përgjigjur rastit dhe është njoftuar prokurori kompetent”, tha Elezaj të hënën .

(Kosova Sot Online)