Trilleri që tronditi Greqinë, misteri i kapuçit në banesën e krimit, rezultati i ADN-së që mund të fundosë shqiptarin

  • G.G /
  • 29 August 2022 - 11:57
Trilleri që tronditi Greqinë, misteri i kapuçit në banesën e krimit, rezultati i ADN-së që mund të fundosë shqiptarin

Vijojnë hetimet në lidhje me trilerin ku është përfshirë shqiptari Ledjon Brakaj, i cili akuzohet se dogji ish-pronaren dhe nipin e saj në Egjinë. Për të vërtetuar se ai ishte vrasësi, ADN-ja e tij duhet të përputhet plotësisht me ADN-në e autorit që harroi kapelën e tij në vendin e vrasjes. Por një gjë e tillë nuk është e sigurt dhe kjo e komplikon rastin.

Shpjegimi qëndron shtatë vite më parë kur nga hetimet e vrasjes rezultoi se një grup shqiptarësh që kishin lidhje me njëri-tjetrin, mësuan se tezja dhe nipi në Egjinë fshihnin paund dhe para dhe vendosën t’i grabisin. Kujtojmë se krimi i dyfishtë në Aegina në 2015, i përngjante një filmi horror me Brakajn që dyshohet se ka djegur të gjallë në banesën e saj, ish-pronaren e tij, 70-vjeçaren Irini Marmarinou dhe nipin e saj 44-vjeçar Lambros Protonotarios për t’i grabitur 780 mijë euro.

Krimi i tmerrshëm ndodhi më 30 nëntor 2015 kur 36-vjeçari me bashkëpunëtorët e tij hynë në shtëpinë e të moshuarës pasi thyen me gurë xhamin dhe hynë nga dritarja. Më pas ata e rrahën plakën dhe nipin e tyre për t’u treguar se fshihnin 800 mijë euro dhe kur humbën ndjenjat nga goditjet e shumta i çuan në një dhomë, duke i mbuluar me rroba për t’i djegur të gjallë.

Trupat u gjetën të djegur nga zjarrfikësit kur arritën të shuanin zjarrin. Mediat greke raportojnë se ADN-ja e autorit të dyshuar është gjetur në një kapele në shtëpinë ku ndodhi krimi dhe ka ndihmuar Policinë e Atikës për zbardhjen e krimit të dyfishtë. Në një artikull të datës 22 gusht, të medias greke ToVima sqarohet e gjithë saga e ngjarjes së rëndë dhe dalin në pah dëshmi të rëndësishme për mënyrën sesi shteti shqiptar pengoi testimin e ADN-së disa vite më parë që mund të kishte zbardhur të vërtetën. Ndërkohë, dëshmi të rëndësishme dolën përmes testimit të ADN-së që u dërgua në Shqipëri për vrasjen e dyfishtë të kryer në Aegina në nëntor 2015 me viktima 70-vjeçaren Irini Marmarinou dhe nipin e saj 44-vjeçar Lambros Protonotarios.

Ndërkohë, po sipas tyre ADN-ja e autorit u gjet në vendin e sulmit dhe u zbulua se kishte ngjashmëri të konsiderueshme (“alele” të zakonshme në llojin gjenetik) me atë të një punëtori shqiptar që banonte në ishull dhe i njihte viktimat, çka përbën një fakt interesant pasi 36-vjeçari Brakaj ka qenë i punësuar në dyqanin e suvenireve të 70-vjeçares greke. Kështu, pak kohë pas ngjarjes Policia e Atikës nisi të kërkonte të paktën 50 të afërm të të huajit që jetonin në zonën e Aeginës, në Athinë dhe në Greqinë e Veriut, për të siguruar një mostër të materialit gjenetik.

Mirëpo, as atëherë nuk u arrit të kryhej asnjë identifikim i ADN-së me atë të autorit të krimit të rëndë.
Hetimi i policisë helene për më tepër u shtri edhe në një rreth tjetër të afërmve të të huajit me banim në një zonë të Shqipërisë.
Megjithatë, mbledhja dhe krahasimi i mostrave të ADN-së nga afërsisht 200-300 banorë të kësaj zone, anëtarë të të njëjtave familje, nuk u bë i mundur për shkak të “pengesave” nga pala shqiptare.

(Kosova Sot Online)