Serbët i heqin flamujt shqiptarë në Beograd, me pankarta me Putinin protestojnë kundër paradës së LGBTQ

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 15:50
Serbët i heqin flamujt shqiptarë në Beograd, me pankarta me Putinin protestojnë kundër paradës së LGBTQ

“Shpëtoni fëmijët dhe familjet tona”. Më këtë thirrje, mijëra besimtare dhe kundërshtarë të djathtë të paradës se komunitetit LGBTQ protestuan të dielën në rrugët e Beogradit edhe pse presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi se eventi mund të anulohej ose shtyhej. Parada, EuroPride duhej të mbahej në Beograd më 17 shtator, por mes kërcënimeve nga aktivistët e së djathtës ekstreme, Vuçiq tha se Serbia duhet të fokusohej te problemet tjera më të rëndësishme, dhe për shembull përmendi tensionet në raport me Kosovën….

Manifestimet e së dielës kundër marshimit Europride, u mbajtën gjatë një procesioni për të shënuar një festë fetare dhe u udhëhoqën nga klerikë të Kishës Ortodokse Serbe. Disa pjesëtarë te klerit thanë se Parada e Krenarisë kërcënon vlerat e familjes tradicionale dhe duhet të ndalohet. Pjesëmarrës të tjerë në protesta thërritën slogane në mbështetje të kauzave nacionaliste, hoqën flamujt shqiptarë të vendosur në prag të vitiztës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, dhe valvitën flamujt rus në shenjë mbështetje për aleatin tradicional, Moskën.

Bashkimi Europian sakaq shprehu keqardhjen për vendimin e Serbisë që të anulojë apo shtyjë mbajtjen e EuroPride, teksa tha se blloku evropian mbështet barazinë dhe kundërshton çdo formë të diskriminimit. Në një reagim për Evropën e lirë, zëdhënësja Ana Pisonero tha se mirëpresin sqarime nga autoritetet në Serbi dhe se do të ndjekin nga afër situatën. /A2CNN

(Kosova Sot Online)