Po përgjohej, mashtruesi miliarder u kap në një resort luksoz në Palasë, çfarë shkruante në rrjete sociale

  • G.G /
  • 30 August 2022 - 12:10
Po përgjohej, mashtruesi miliarder u kap në një resort luksoz në Palasë, çfarë shkruante në rrjete sociale

Miliarderi turk Faruk Fatih Ozër i cili akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat është arrestuar nga policia shqiptare në një hotel luksoz në Palasë ku po bënte pushimet.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhat virtuale.

Operacioni i parë i policisë turke i zhvilluar në Shqipëri për kapjen e themeluesit të kompanisë Thodez në 2021 ka përfunduar pa rezultat. 

Si u kap në plazhin shqiptar bosi i kriptomonedhës turke, në pranga edhe nipi i kreut të FSHF-së

Por më në fund Turqia arriti të zbulojë se ku fshihet super mashtruesi. Faruk Fatih Özer ka qenë nën përgjim për rreth 10 ditë.

Ozer ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezultonte i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë.

Nga ana e tij, Faruk Ozer mohoi akuzat në një deklaratë në Twitter, shkruajnë mediet turke. Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh. Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Ozer gjithashtu tha që pretendimet se paratë ishin zhdukur ishin të pavërteta.

Mirëpo Ozer rezultonte të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill 2021. Ai dyshohet se jetonte me një banesë me qira në Elbasan. Arrestimi i tij u krye pas përgjimeve nga policia, i cili fillimisht u lokalizua në Vlorë.

Në pranga bashkë me të ka rënë edhe nipi i Armando Dukës Edevaldo Haxhiu, i cili shoqëronte dhe fshihte turkun në vendin tonë. Faruk Fatih Özer dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollar. Raportohet se këto para i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin. 

(Kosova Sot Online)