Ambasadori britanik viziton në Suharekë një qytetar që në vitin 1999 humbi nënën dhe katër motrat

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 12:26
Ambasadori britanik viziton në Suharekë një qytetar që në vitin 1999 humbi nënën dhe katër motrat

Ambasadori britanik viziton në Suharekë një qytetar që në vitin 1999 humbi nënën dhe katër motrat

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes, ka vizituar Bekim Gashin në Suharekë.

Gashi në masakrën e Tërnjës së vitit 1999 e kishte humbur nënën dhe katër motrat, si dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe miq.

Lexo Edhe:

Ova domaća metoda obnavlja pluća kroz samo par sati (šokantno)

Lukashenko: Kemi përgatitur avionët luftarakë për të mbajtur armë bërthamo…

“Bekimi dhe të tjerët si ai meritojnë drejtësi, por më e rëndësishmja ata meritojnë që të dashurit e tyre të kthehen dhe të prehen me dinjitet”, ka shkruar ambasadori britanik në Facebook.

“Unë përsëri u bëj thirrje të dyja palëve që të punojnë së bashku për të siguruar mbylljen për viktimat dhe familjet e tyre”, ka mbaruar postimi i tij

(Kosova Sot Online )