Osmani, Kurti, Hovenier bashkë në homazhe për të zhdukurit: Dëshmi se regjimi serb deshi t’na zhdukë

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 12:21
Osmani, Kurti, Hovenier bashkë në homazhe për të zhdukurit: Dëshmi se regjimi serb deshi t’na zhdukë

Presidentja Osmani, bashkë me kryeministrin Kurti dhe ambasadorin Hovenier, kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve.

Vjosa Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se familjarët dhe Kosova janë ende në pritje për zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave, që u zhdukën me dhunë gjatë luftës së fundit.

Osmani deklaroi se të zhdukurit “janë dëshmia e përpjekjes së regjimit gjenocidal serb për shfarosjen tonë”.

Ajo tha se pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve nuk mund të ketë paqë të qëndrueshme.

“Paqe të qëndrueshme nuk mund të ketë pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Jemi të përkushtuar e të vendosur që fati i tyre të zbardhet, e vërteta të ngadhënjejë dhe drejtësia të triumfojë”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online )