Protesta kundër dhunës s*ksuale që mblodhi mijëra njerëz – fotografitë më interesante

  • G.G /
  • 31 August 2022 - 14:29
Protesta kundër dhunës s*ksuale që mblodhi mijëra njerëz – fotografitë më interesante

Të mërkurën në Prishtinë është organizuar një protestë e madhe për të kërkuar drejtësi për 11 vjeçares e cila u dhunua nga pesë persona, të dielën.

Protesta e cila nisi te sheshi “Zahir Pajaziti”, ishte bartur para Ministrisë së Drejtësisë, Kuvendit e Qeverisë së Kosovës.

Por gjatë kësaj proteste kishte edhe shumë pankarta kreative që si qëllim e kishin vetëdijesimin dhe revoltën ndaj fenomenit të dhunimit seksual.

“Qen shkyje dhunuesin”, “Qeni im e kupton kur i them jo”, “jo mbetet jo”.

Kishte edhe ide që gratë të armatosen  për t’u mbrojtur nga dhunuesit potencialë.

Më poshtë i gjeni disa nga fotografitë më interesante të protestës. 

(Kosova Sot Online)