Ngjarjet e ditës, çfarë është paralajmëruar për sot

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 08:01
Ngjarjet e ditës, çfarë është paralajmëruar për sot

Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së do të vizitojë shkollën e mesme teknike “28 Nentori” në Prishtinë. (Objekti i shkollës ’28 Nentori’, ora 9:30)

Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Te sheshi përballë Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 10:00)

Ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi përurojnë Abetaren e përbashkët Kosovë – Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë. (Amfiteatri i parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë, ora 10:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku viziton komunë e Vushtrrisë, ku do të takohet me kryetarin Ferit Idriz. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

 Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së do të vizitojë çerdhen “Lulevera” në Prishtinë. (Objekti i çerdhës ‘Lulevera’, ora 10:10)

Përurohet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri. Marrin pjesë ministret e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi.  (Amfiteatri i parkut “Ali Podrimja” Gjakovë, ora 10:00)

Këshilli Qendor Grevist i SBASHK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendor Grevist i BSPK-së do të vizitojë shkollen fillore “Naim Frasheri” në Prishtinë. (Objekti i shkollës ‘Naim Frasheri’, ora 11:00)

Komuna e Vushtrrisë mban akademi përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 16:00)

(Kosova Sot Online)