‘Sarajevo Safari’: Pasanikë psikopatë rusë e perëndimorë paguanin serbët që të vrisnin fëmijë në Rrethimin e Sarajevës/VIDEO

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 09:11
‘Sarajevo Safari’: Pasanikë psikopatë rusë e perëndimorë paguanin serbët që të vrisnin fëmijë në Rrethimin e Sarajevës/VIDEO

Në një film dokumentar “Sarajevo Safari” pretendohet se njerëz të pasur nga Perëndimi dhe Rusia nga pozicionet serbe gjatë rrethimit të Sarajevës në të nëntëdhjetat kishin paguar shtrenjtë që të argëtoheshin duke vrarë civilë boshnjakë.

Regjisori slloven Miran Zupanic ka xhiruar një film që flet për këtë fenomen çnjerëzor që ka ndodhur gjatë luftërave të ndarjes së ish Jugosllavisë. Për këtë ka njoftuar Al Jazeera, në festivalin e filmit dokumentar të të cilës do të shfaqet ky film i titulluar ‘Sarajevo Safari’.

Hulumtimi që Zupanic e ka kryer ka zbuluar se kjo gjë makabër ishte e mirë organizuar si një ‘biznes’. Psikopatë të pasur zbrisnin në Beograd, nga ky shpesh me helikopterë, që edhe sot mbeten një mjet i preferuar i udhëtimit nga Cetina në Sarajevë, nën përcjellje të organizuar të ushtrisë jugosllave dhe asaj serbe i transportonin në bunkerë nga ky ushtarët serbët vrisnin sarajevasit, më së shpeshti në Grbavica.

Për të dy palët kjo ishte një situatë win-win shkruan Andrej Nikolaidis i medias malaziase CDM. Psikopatët kishin rastin të vrisnin pa ndëshkim. Ushtarët serbë shfrytëzonin rastin që dikush tjetër të vriste ata që do t’i vrisnin gjithsesi dhe të përfitojnë nga kjo madje.

Këta maniakë ishin të veshur në rroba gjuetarësh dhe të pajisur me pushkë snajper. Mikpritësit e tyre iu siguronin atyre akomodim nëse jo luksoz, modest. Pastaj i përcillnin në pozicione të cilat ishin më të përshtatshmet për vrasjen e sarajevasve. Çmimi nuk ishte një cikërrimë, e paguhej ekstra nëse ky turisti maniak ia dilte të vriste fëmijë.

Zupaniv nuk ia ka dalë të dëshmojë lidhjen mes ‘Sarajevo Safari’ me strukturën paralele serbe në Pale dhe atë në Beograd, dhe këtë nuk e kishte prioritet siç ka thënë. Që nuk do të thotë se kjo ndërlidhje nuk ka ekzistuar.

Nëse edhe kjo sipërmarrje e sëmurë kriminale me të vërtetë shfrytëzonin helikopterë ushtarak, dhe ata psikopatë janë përcjellë në pozicione ushtarake, dhe atë në vijat e para të fronit –që edhe ishin, pak ka gjasa se kjo mund të kryhej pa dijeninë apo mbështetjen e pushtetin ushtarak dhe civil.

https://www.youtube.com/watch?v=QkTZYjL_8f8&feature=youtu.be

(Kosova Sot Online)