Çmimet, rryma, greva – në Fushë Kosovë shkuhet grafiti i dëshpërimit

  • S.A /
  • 01 September 2022 - 12:01
Çmimet, rryma, greva – në Fushë Kosovë shkuhet grafiti i dëshpërimit

Ai si su tranu deri tash n’këtë Kosovë, kurrë ka qenë normal”. Kështu është shkruar një grafitë në Fushë Kosovë e cila është parë më 1 shtator. Pikërisht në datën kur do të duhej të niste viti i ri shkollor, ka greva – pos kësaj nuk ka dialog social në mes Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Arsimit.

S’mjafton me kaq, reduktimet e energjisë elektrike që nisën më 15 gusht janë shpeshtuar. Tashmë po tejkalohen “reduktimet e planifikuara”, siç po i quan KEDS-i.E çmimet për produkteve esenciale vazhdojnë të jenë të larta. Së fundmi një raport i Bankës Botërore ka treguar se inflacioni në vend është mbi 19 për qind.

Ky inflacion përfshinë dhe ngritjen e çmimit të karburanteve, lëndëve për ngrohje – si dhe produkte e shërbime të tjera të nevojshme për jetë. 

(Kosova Sot Online )