Veturës me targa RKS në Kroaci i shkruhet “Kosova është Serbi”

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 22:29
Veturës me targa RKS në Kroaci i shkruhet “Kosova është Serbi”

“Kosova është Serbi” është mbishkrimi që iu shkrua një veture me targa RKS në Kroaci.

Kjo u bë e ditur nga një postim i deputetes shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Prljaskaj, derisa tha se mbishkrimi u bë nga një qytetar serb, në qytetin e Opatisë, derisa veprimin e quajti akt të përçarjes.

“Veprime të tilla shkaktojnë përhapje të urrejtjes, intolerancës dhe përçarjes mes popujve, diskriminim dhe ndezje të urrejtjes ekzistuese ndaj populli shqiptar”.

Ajo potencoi se Opatia ka qenë qytet multikulturor ndër shekuj, e veprime të tilla sipas Lekajt, shkaktojnë imazh të keq për turizmin në Kroaci

(Kosova Sot Online)