Si u mashtrua mërgimtari, e shiti veturën në Kosovë, blerësi nuk ia dha paratë dhe e shiti diku tjetër

  • G.G /
  • 02 September 2022 - 10:16
Si u mashtrua mërgimtari, e shiti veturën në Kosovë, blerësi nuk ia dha paratë dhe e shiti diku tjetër

Mërgimtari nga Istogu, Bekim Gashi ka kohë që pushimet e tij në Kosovë po i kalon të errëta për shkak të një mashtrimi që i është bërë. Bekimi nga Myzhevina e Istogut e kishte shitur një Audi Q7 tek një person që e njihte, por që paratë e veturës kurrë nuk i mori. 

Hazir Haziraj nga fshati Uqë e bleu veturën me premtimin dhe garancën se për pak ditë do i paguante borxhën mërgimtarit nga Gjermania. Vetura u mor dhe paratë s’u paguan kurrë.

Madje, Hazir Haziraj veturën e marrë e ka shitur pastaj tek një person tjetër në fshatin Banjë (emër i njohur për redaksinë).

Vetura Q7 ka ndryshuar dy pronarë jolegjitimë, por që vazhdon të jetë në emër të mërgimtarit Bekim Gashi. Indeksonline e ka telefonuar Hazirajn i cili e ka pranuar veprën e bërë. 

“Po e vërtetë është. E kam marr veturën, por hala paret s’kam mujt me ja ba” ka thënë Haziraj për Indeksonline.

I pyetur se kur do të paguaj borxhin, i njëjti ka thënë se kur të munet me i bë paret. Për rastin është e njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe po merr veprimet adekuate karshi veprës së bërë. 

Bekim Gashi ka thënë për Indeksonline se do të përdorë të gjitha format ligjore për të marrë paratë që i takojnë, ose po kërkon kthimin e veturës. 

“Do të perdori të gjitha format ligjore për pagesën e borxhit ndaj meje, ose mashtruesi duhet ta kthej veturën, Nuk do të ndalem deri sa të arrij qëllimin” ka thënë mërgimtari Gashi.

Ndaj Gashit ka patur kërcënime indirekte nga persona të tjerë të afërt me mashtruesin Haziraj, për të cilat ka fakte.

(Kosova Sot Online)