Plumba makinës së policëve në Vlorë, dëshmia: I parakaluam, autorët menduan se iu bëmë pritë

  • S.A /
  • 03 September 2022 - 08:53
Plumba makinës së policëve në Vlorë, dëshmia: I parakaluam, autorët menduan se iu bëmë pritë

Dy efektivë policie, Nako Mehmetaj, punonjës i policisë kufitare sarandë dhe Anxhelo Breshani, punonjës i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë Vlorë janë qëlluar mbrëmë me armë zjarri teksa udhëtonin me makinë.

Të dy policët sapo kishin dale nga palestra dhe po lëviznin në lagjen Partizani më një mjet tip Audi. Ata ishin jashtë orarit të shërbimit.

Një makinë tip Volkswagen u është afruar nga anash, ndërsa dy policët thonë se e kanë parakaluar. Sipas detajeve nga dëshmia e tyre një person në makinën tjetër ka nxjerrë pistoletën nga dritarja ka qëlluar në drejtim të tyre. Shkak i të shtënave dyshohet se ka qenë pikërisht parakalimi, pasi autorët kanë menduar mund t’u bëhej atentat dhe për pasojë kanë qëlluar në drejtim të policëve, pa e ditur që ishin efektivë.

 Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka kapur efektivët. Autorët janë identifikuar.

Në vendin e ngjarjes ekspertët gjetën 5 gëzhoja. Një tjetër pistë që po hetohet është se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së policëve.

 

(Kosova Sot Online )