A duhet të ketë Kosova shtëpi publike? Flet s*ksologu Hajrulla Fejza

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 10:12
A duhet të ketë Kosova shtëpi publike? Flet s*ksologu Hajrulla Fejza

Mungesa e edukimit në familje dhe mungesa e edukatës seksuale janë faktorët që qojnë deri në frustrim seksual, pohon seksologu Hajrulla Fejza në një deklaratë për Insajderin. Ai shpjegon se të frustruait seksual përbëjnë rrezik për rritje të rasteve të dhunimeve.

Frustrimi seksual kryesisht vjen nga mungesa e seksit të rregullt, fantazitë seksuale të pa realizuara si dhe nga imazhi i keq për veten apo vlerësimi i ulët për vetveten.

Seksologu, Hajrullah Fejza thotë se frustrimi seksual ndodh si pasojë e mungesës së edukimit në familje, shkolla dhe shoqëri.

“Në përgjithësi nëse analizohet niveli i edukimit të përgjithshëm dhe atij seksual lirisht mund të thuhet se ai frustrim vjen si pasojë e mungesës së edukimit në familje së pari pastaj në shkolla dhe në shoqëri”, deklaori Fejza 

Ndonëse, nuk ka të dhëna te sakta në bazë të të cilave mund të konstatojmë se sa janë të frustruar seksualisht burrat Kosovar e as ata në vendet tjera. Por, në vendin tonë ka mungesë të theksuar të edukatës seksuale siç shpjegon edhe profesori Hajrullah Fejza që këto mund të jenë shkaqet që shpien deri tek dhuna seksuale.

Çka është dhunimi seksual dhe pse është në rritje në Kosovë

Dhunim seksual është çdo marrëdhënie seksuale vaginale, anale apo orale pa pëlqimin e dy anshëm. Në mënyrë tipike, përdhunimi është një shprehje e agresionit, zemërimit ose nevojës për pushtet dhe kontroll më shumë se sa pasojë e motivimit seksual.

Seksologu Fejza thotë se meshkujt mburren me aktet e tyre seksuale duke u bazuar në pushtetin që mendojnë se kanë.

“Meshkujt pëlqejnë të mburren me aktet e tyre seksuale duke i barazuar me pushtimet apo vënien nën kontroll të personave tjerë. Seksi në mendjen e dhunuesit kërkon që mashkulli të jetë agresiv, ai ndihet superior dhe i kontrolluar”, deklaron ai.

Gjithçka ka të bëjë me nevojën për të kontrolluar dhe pohuar pushtetin ndaj seksit tjetër.

Sipas statistikave në Kosovë, vetëm në shtatë mujorin e parë të këtij viti në Policinë e Kosovës janë raportuar 41 raste të dhunimit. Kurse, në vitin 2021 janë raporutar 102 raste të dhunimit.

A duhet të ketë Kosova shtëpi publike?

Kosova është ende larg të qenit e aftë për një hap të tillë. Kështu mendon profesrori Fejza duke thënë se “Shtëpitë publike të legalizuara për ofrim të seksit me pagesë janë shumë komplekse dhe të vështira për tu menaxhuar”.

Sipas tij, mungesa e shtëpive publike, veshja e vajzave dhe grave, sjelljet e tyre asnjëherë nuk mund të shërbejnë si nxitje për dhunim seksual.

“Dhunimi seksual nuk ndodh për shkak të motivimit seksual andaj prania e shtëpive publike nuk është zgjidhje për të zvogëluar dhunën seksuale”, deklaron Fejza.

Gjendja në Kosovë

Sipas Mjekësisë Ligjore të Kosovës, 85% të viktimave të dhunës seksuale në periudhën 2019-2021 ishin vajza të mitura, pra nën moshën 18 vjeçe. Ndërkaq, të gjithë kryesit e dhunës seksuale ishin burra ose djem.

Çdo ditë po raportihet për dhunë seksuale ndaj grave e vajzave të mitura. Rasti i fundit që tronditi jo vetëm Kosovën por edhe vendet fqinjë është dhunimi i një vajze 11 vjeç nga pesë persona.

Edhe pse të dyshuarit për dhunimin e të mitures janë në burg. Dhunimi po vazhdon prap sipas raporteve të Policisë së Kosovës. Një ditë pas publikimit të rastit të 11-vjeçares u sulmua seksualisht një vajzë tjetër 21 vjeçare. Vetëdijësimi është shumë i ulët. Kjo tregon edhe disa nga komentet që vërshuan në rrjete sociele të llotij “ka pas qef vet kjo”. Populli i dha një përgjigje të madhe këtyre personave dhe Institucioneve duke organizuar të mërkurën një protestë masive në mbrojtje të viktimave të dhunës seksuale.

(Kosova Sot Online)