
I shkaktuan dëm kolosal shtetit me vjedhjen e energjise, 4 shqiptarë kapen në shtëpi bari në Angli

Policia britanike i ka vënë prangat 4 shqiptarëve pasi brenda banesës së tyre kishin ngritur një “shtëpi bari”.
Vlera e 778 rrënjëve kanabis të sekuestruara arrinte deri në 1.6 milion paund.
Sipas mediave britanike, shqiptarët e arrestuar i kishin shkaktuar shtetit një dëm prej 11 mijë paund në ditë duke vjedhur energjinë elektrike.
Gjykata shpalli fajtor shtetasit: Nikolin Progni 29 vjeç, Klaudio Lekndreaj 42 vjeç, Klaurent Lena 28 vjeç dhe Andrea Vukaj 22 vjeç.
Në të gjithë ambjentin e ndërtesës, brenda dhe jashtë saj u vu re një sistem kamerash. Gjatë operacionit policia pa se një pjesë e dhomave ishin në errësirë ndërsa të tjerat ishin përshtatur për kultivim.
Të arrestuarit kishin përshtatur dhoma banimi, me shtretër, një tavolinë dhe garderobë; si dhe një kuzhinë.
Në momentin e arrestimit, ata po gatuan makarona, njoftoi policia britanike.
Kishte gjithashtu filtra karboni, dhe një furnizim të bollshëm të lëndëve ushqyese për rritjen e fidanëve. Pjesë të tjera të ndërtesës iu dedikuan pajisjeve të paketimit
(Kosova Sot Online)