E gjuajtën me miell, Murati thotë se nuk u lëndua

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 10:11
E gjuajtën me miell, Murati thotë se nuk u lëndua

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka thënë policisë se nuk është lënduar pasi ndaj tij është hedhur miell nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate, të shtunën.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori.

“Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në raport

(Kosova Sot Online)