Rasti i 11 vjeçares – sot vazhdon protesta, detajet

  • G.G /
  • 05 September 2022 - 08:08
Rasti i 11 vjeçares – sot vazhdon protesta, detajet

Një tjetër protestë kundër dhunës ndaj vajzave do të mbahet para Qeverisë së Kosovës.

Kjo protestë është vazhdimësi e asaj që javën e kaluar mblodhi mijëra njerëz për rastin e dhunimit të një 11 vjeçare nga pesë persona – më pas u raportua se ajo edhe në qershor ishte dhunuar nga gjashtë persona të cilët u arrestuan vetëm tash.

Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj dhe nis në ora 12:00.

Rasti i 11 vjeçares ka shokuar opinionin publik në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.

Ka pasur edhe dorëheqje në Kosovë, si dhe e reagimet kanë ardhur nga gjithë krerët e lartë të shtetit dhe ata opozitarë. 

(Kosova Sot Online)