Bërnabiq nga Mitrovica foli për sigurinë e serbëve, Kurti i përgjigjet nga Podujeva

  • G.G /
  • 05 September 2022 - 15:44
Bërnabiq nga Mitrovica foli për sigurinë e serbëve, Kurti i përgjigjet nga Podujeva

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj deklaratave të kryeministres serbe, e cila foli për sigurinë e serbëve nga Mitrovica e Veriut, ku erdhi sot për vizitë. Bërnabiq tha se erdhi në Mitrovicë “në një moment të vështirë”.

Pas një vizite në një shkollë në Podujevë, Kurti tha se qytetarët e Kosovës janë të sigurt, përfshirë pjesëtarët e komunitetit serb në veri.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të sigurt për shkak se Kosova është shtet demokratik dhe i pavarur, me sovranitet e integritet territorial që nuk e duron dhe e lufton edhe krimin e organizuar, edhe korrupsionin e të gjitha llojeve dhe ngjyrave. Pra, edhe pjesëtarët e komunitetit serb janë të sigurt edhe në jug të Ibrit, edhe në veri të Ibrit”, tha Kurti.

“Ata që janë të pasigurt dhe mbase edhe ndjehen të pasigurt janë kriminelët, janë të korruptuarit, meqenëse drejtësia e shtetit dhe fuqia e ligjit është e pamëshirshme me ta”, shtoi kryeministri.

(Kosova Sot Online)