Arifi i reagon Bislimit: Për mua ose je objektiv e i mençur, ose je i verbër e budalla

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 19:58
Arifi i reagon Bislimit: Për mua ose je objektiv e i mençur, ose je i verbër e budalla

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se është çmenduri ajo çka është thënë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se për shqiptarët e Luginës së Preshevës janë dy narrativa ajo e Kosovës dhe ajo e anës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Çka të them, të lë pa koment, kur e thotë një zëvendëskryeministër i cili nuk ka qëndruar asnjëherë me mua. Për mua dy narrativa janë gjithashtu, për mua ose je objektiv dhe i menqur ose je i verbër dhe budalla”.

“Kjo është çmenduri çka po thuhet sepse në qoftë se është kështu atëherë krejt Presheva qenka me Vuçiqin, ky është duke na nënqmuar në vazhdimësi, po get kam bërë mirë që e kam injoruar”,ka thënë Arifi.

(Kosova Sot Online)