Armend Muja për Rrahman Jasharajn: Qeveritë paraprake i thonin hajde qetu, sa mësimdhënës i ki, hajt 100 euro

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 23:50
Armend Muja për Rrahman Jasharajn: Qeveritë paraprake i thonin hajde qetu, sa mësimdhënës i ki, hajt 100 euro

Deputeti i VV-së, Armend Muja, i ka vazhduar akuzat ndaj kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai tha se qeveritë paraprake i kanë ndarë nga 100 euro për mësimdhënësit me qëllim që t’i sigurojnë votat e tyre.

“Më herët është bërë një rritje lineare e pagesës, pa marrë parasysh a je kon mësues i mirë a ma pak i mirë, ti e ke përfitu një rritje pagës sepse këto janë bërë në cikle zgjedhore. Cdo herë qeveritë paraprake kur ka ardhë cikli zgjedhor kanë thon “hajde ti Rrahman qitu, sa mësimdhënës i ki, valla 20 mijë, hajt 100 euro e kta mu më votojnë”, edhe është abuzu pak”, tha Muja.

(Kosova Sot Online)