Mbante në telefon incizime intime mes të miturve, arrestohet 16-vjeçari në Prishtinë

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 10:02
Mbante në telefon incizime intime mes të miturve, arrestohet 16-vjeçari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 16-vjeçar, i cili dyshohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.

Sipas raportit 24 orësh, i riu kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Si provë materiale, është konfiskuar telefoni i tij, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“KEQËPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI -Prishtinë 31.08.2022 – 20:00. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare mashkull kosovar i cili kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)