Turqia shiti lajthija këtë vit me vlerë pothuajse sa buxheti i Kosovës

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 17:30
Turqia shiti lajthija këtë vit me vlerë pothuajse sa buxheti i Kosovës

Turqia ka fituar 1,99 miliard dollarë nga shitja e lajthive jashtë vendit gjatë këtij sezoni, bëri të ditur grupi lokal i eksportuesve.

Në periudhën prej shtatori të vitit 2021 deri në muajin gusht të vitit 2022, Turqia eksportoi 340.147 ton lajthia, njoftoi Shoqata e eksportuesve të rajonit të Detit të Zi.

Si eksportuesi më i madh në botë i lajthive, Turqia eksporton rreth 75 për qind të lajthive të saj në vendet evropiane.

Gjatë sezonit të mëparshëm të eksportit 2020/2021, vendi shiti 292.440 ton lajthi dhe fitoi 2,01 miliardë dollarë.

Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro.

(Kosova Sot Online)