Komunat me shumicë serbe injorojnë vendimin e SBASHK, vazhdojnë mësimin

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 21:04
Komunat me shumicë serbe injorojnë vendimin e SBASHK, vazhdojnë mësimin

Shkollat në komunat me shumicë serbe në Kosovë, po vazhdojnë procesin mësimor në mësim të rregullt.

Kur shumica e kolegëve të tyre shqiptarë janë në grevë, mësimdhënësit serbë po japin mësim, ndonëse mendojnë se ky profesion duhet të ketë paga më të larta.

Mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave thonë se mësojnë me sistem e planprogram të Serbisë, dhe paguhen nga atje.

Sipas drejtorit të Gjimnazit në Llabnaselë, nuk kanë arsye për grevë, ngase nuk kanë probleme për organizimin e mësimit.

Mësimdhënësit serb nuk janë anëtarë të SBAShK-ut.

(Kosova Sot Online)