Sot mbahet seancë në Speciale ndaj Thaçit e të tjerëve

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 08:26
Sot mbahet seancë në Speciale ndaj Thaçit e të tjerëve

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar kalendarin e seancave për javën e dytë dhe të tretë të muajit shtator.

Sikurse bëhet e ditur në kalendarin e Gjykatës, konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është planifikuar për 8 shtator në ora 13.30.

Në seancë do të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë e detaje të tjera.

Ndërkohë, në javën e tretë të këtij muaji, duke nisur nga 13 deri me 16 shtator, me fillim në orën 9:30, do të mbahen seanca me deklaratat përmbyllëse të prokurorit ndaj rastit të Salih Mustafës.

(Kosova Sot Online)