Vendimi i GJND-s për pavarësinë e Kosovës argumenti i fuqishëm edhe në dialog me Serbinë

Vendimi i GJND-s për pavarësinë e Kosovës argumenti i fuqishëm edhe  në dialog me Serbinë

Gani Qarri

  • 08 September 2022 - 07:33

Shkruan: ANALISTI – Gani Qarri

Në mënyrë që të mos krijohet një lagje e tërë, të dërguarish të posaçëm, të cilët për shkak të interesave kontraditkore të shteteve që përfaqësojnë, më shumë mund ta komplikojnë situatën sesa të ndihmojnë në zgjidhjen e saj, animi dhe serviliteti i Borellit dhe Lajçakut, ndaj kriminelit Vuçiq dhe Serbisë fashiste, dëshmon se në këtë moment ishte koha ideale pikërisht për zëvendësimin e këtyre dy ndërmjetësuesve të BE-së në dialogun Kosovë Serbi, në vend se ti shtohen edhe dy të dërguar të tjerë dialogut, përderisa Britania e Madhe, qysh në dhjetorin e vitit të kaluar ka emëruar Stuart Peach të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

-Madje me apo pa qëllim,kjo po i hap rrugën edhe Rusisë, që të insistojë për imponimin e të dërguarin e vet të posaçëm, pasi që nesër mund të vendos edhe Italia për emërimin e të dërguarit të saj, Spanja, apo edhe Greqia, kështu që vërtetë do bëheshin një armatë të dërguarish mish-mashë, të cilët në vend se ta ndihmonin, do ta komplikonin edhe më tepër dialogun Kosovë-Serbi, ngase gjithë këta të dërguar nuk do të emërohen për të mbrojtur interesat e Republikës së Kosovës, por për implementimin e interesave të shteteve që përfaqësojnë.

Është shumë interesant fakti se numri i të dërguarve të posaçëm, po vije duke u shtuar gjithnjë e më tepër, sa më shumë që po aktualizohet e ashtuquajtura "çështje" për Asociacionin dhe insistohet me këmbëngulje nga Serbia, që kjo të jetë, tema në vazhdimin e dialogut, për të cilin Vuçiq dhe Bërnabiç po ashtu, paralajmërojnë se do ta keqpërdorin edhe minoritetin serb në Kosovë për tu rebeluar kundër institucioneve legale të shtetit, skenar që nuk hezitoi ta përmendte as kryeministrja e Serbisë Ana Barnabiç në vizitën që bëri në Veri të Kosovës! Prandaj, nëse vërtetë mendohet edhe nga Macron dhe Scholz që dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë, por nuk bëjnë asgjë që edhe pesë vendet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës si dhe nuk parandalojnë Vuçiqin që ta mbajë një gjendje kaq të acaruar dhe kontradiktore në veri, nuk e di se me çfarë sugjerimesh mund të vinë këshilltarët e tyre, në Kosovë e Serbi dhe si do ta çojnë përpara procesin e bisedimeve ndërmjet të dy vendeve, siç shkruhet në letrën e dërguar, nga Macron dhe Scholz udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

Edhe Brnabiç, sado që formalisht përmendi paqen dhe tolerancën, gjatë qëndrimit në Mitrovicë të Veriut, ajo tha se institucionet dhe krerët e këtij shteti janë të gatshme ti mbrojnë e të "luftojnë" për serbët e të drejtat e tyre, që sipas sajë, mundë të realizohen vetëm nëse arrihet të krijohet Asociacioni kundër kushtetues i Komunave me shumicë serbe. Në anën tjetër është, po ashtu shumë interesant se vizita e kryeministres serbë në Kosovë realizohet vetëm një ditë pas letrës së përbashkët që kanë pranuar Kurti dhe Vuçiq nga Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përmes të cilës ju kërkohet të marrin vendime të vështira, në interes të stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Për aq më tepër, Brnabiç nuk harroi të kërcënonte përsëri se pa formimin e asociacionit, nuk do të ketë marrëveshje gjithpërfshirëse në Bruksel për normalizim e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve, duke shtuar se ashtu si luftuan për letërnjoftimet, do të luftojnë dhe insistojnë për formimin e Asociacionit të komunave serbe, gjëra nga të cilat nuk heqim dorë,” deklaroi dylberja Brnabiç. Përderisa Serbia nuk respekton as marrëveshjet e nënshkruara mbi një dekadë më parë dhe në vend të përmbylljes së çështjeve të dakorduara, ajo kërkon me çdo mjet dhe mënyrë për të nxitur tensione të vazhdueshme dhe krijuar probleme të reja edhe më të rënda, duke shpreh hapur pretendimet territoriale ndaj tokave më vitale të Republikës së Kosovës, praktika e deritanishme ka treguar se vetëm ndërmjetësimi amerikan, mund ta bëjë rregullimin e gjendjes dhe arritjen e marrëveshjes, por jo të dërguarit evropian, të cilët kanë pikëpamje të ndryshme parciale e jo unike dhe përpiqen ti imponojnë interesat strategjike dhe politiko-ekonomike të vendeve të veta, pa pasur përkushtim parësor, arritjen e një marrëveshje të drejtë dhe të arsyeshme ndërmjet të dy vendeve. D

he megjithëse siç dëshmoi edhe dakordimi për letërnjoftimet, ani pse po shihet gjithnjë e më qartë se vetëm me ndërmjetësimin e buldozerëve diplomatik të SHBA-ve, mund të arrihet marrëveshje ndërmjet të dy vendeve, kancelari gjerman dhe presidenti francezë, me arsyetimin se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale për BE-në, kanë emëruar hiq më pak se këshilltarët e vet për politikë të jashtme dhe çështje të sigurisë, Jens Plötner dhe Emmanuel Beaune,si të dërguar të posaçëm, gjë që dëshmon se ata kanë zgjedhur kuadrot më të përgatitur për të mbrojtur interesat e shteteve të tyre, në këtë pjesë të Evropës, dhe çështja nuk ka të bëjë krejt, siç thonë ata, kinse për të ndihmuar në dialog i cili po ndërmjetësohet nga Josep Borell dhe Miroslav Lajcak.

Me gjithë fjalët e mira të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor, deklaratat e tyre nuk mund të kenë kuptim bindës, përderisa vetë BE, toleron 5 vendet anëtare të saj, që edhe mbi 23 vite pas çlirimit, mbi 14 sosh nga shpallja e pavarësisë dhe më tepër se 12 nga vulosja e pavarësisë së vendit tonë nga GJND, të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe në emër të ofrimit të mbështetjes, së drejtpërdrejtë, të bëjnë sikur sugjerojnë që këshilltarët e tyre, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, që të shqyrtojnë mundësitë për ta çuar më shpejt procesin përpara, siç është shkruar ndër tjerash, nga ata, në letrën drejtuar Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, pa cekur publikisht edhe në letër, se njohja e ndërsjellë do të jetë në qendër të marrëveshjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".