KGjK merr vendim për publikimin e raporteve të rregullta për punën e gjyqtarëve

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 15:36
KGjK merr vendim për publikimin e raporteve të rregullta për punën e gjyqtarëve

Është mbajtur takimi i 294-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast Këshilli ndër të tjera mori vendim që të publikohen raportet e rregullta për punën e gjyqtarëve, me këto të dhëna: emrin e gjyqtarit, natyrën e çështjes dhe llojin e vendimit që merret me çështjen.

Publikimi i këtyre statistikave, do të bëhet nga Departamenti i Statistikave të KGjK-së në ueb faqen e KGjK-së dhe do të fillojë nga muaji tetor 2022, për muajin shtator 2022 e tutje, e gjithë kjo me qëllim të rritjes së transparencës së gjykatave të Republikës së Kosovës.

“Me këtë vendim, KGjK avancon edhe një hap të rëndësishëm në procesin e rritjes së transparencës në sistemin gjyqësor”, tha Kryesuesi Zogaj.

(Kosova Sot Online)