Meta komenton fotografinë e Kicës me Abdixhikun: Bukur po duket

  • A.P /
  • 08 September 2022 - 21:24
Meta komenton fotografinë e Kicës me Abdixhikun: Bukur po duket

Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, duket se nuk mban shumë inati me kolegen e tij, Doarsa Kicen ndonëse ajo ka lënë Listën Guxo.

Metes i është kërkuar të komentoj fotografinë e Kices me Lumir Abdixhikun në momentin kur ajo ka zyrtarizuar kalimin në LDK.

“Bukur po duket, fotografia e pastër, e mirë, artistike dhe përmbajtjesore”, ka thënë Meta.

Por deputeti i listës Guxo ka thënë se Kica duhet t;i shërbejë partisë duke lënë të nënkuptohet se këtë nuk e ka bërë në Guxo. “Unë lexova deklaratën e Lumirit, e ka pritur me kënaqësi me siguri do t’i shërbej LDK-së”, ka thënë Meta i cili ka komentuar zërat që thonë se Kica ka qenë një politikane e zonja.

“Nga distanca po, por është mirë të merren edhe mendime nga brenda. Ka çështje që dikush punon për arsye personale dhe një egocentrizmi dhe nuk jep shumë për partinë, nuk po them për Doarsen”, ka thënë Meta

(Kosova Sot Online)