Haziri për modelin e dy Gjermanive për Kosovën: Nuk ka gjysmë shtatzani, ai është model i dështuar

  • A.P /
  • 09 September 2022 - 23:37
Haziri për modelin e dy Gjermanive për Kosovën: Nuk ka gjysmë shtatzani, ai është model i dështuar

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se propozimi për modelin e dy Gjermanive për Kosovën ka qenë më herët, mirëpo thotë se falë Kosovës dhe partnerëve të saj, Martin Ahtissari e ka larguar këtë propozim nga tavolina.

Haziri  për modelin e dy Gjermanive e ka përmendur shprehjen e përdorur edhe më herët ‘nuk ka gjysmë shtatzani, ai është model i dështuar’.

“Ka qenë një nga modalitet që falë faktimit edhe nga ana jonë dhe partnerëve tonë, Ahtisari e ka larguar nga tavolina. Ka qenë një lloj zgjidhje ku Kosovën me lanë në raport me Serbinë modelin gjerman ma herët. Ku na nuk e kemi një definim eksplicit si shtet sovran dhe, ju kujtohet ajo shprehja që po e përsëerisë nuk ka gjysmë shtatzani, moderli i gjermanive si model u apliku njihet dhe ka dështu. Si i tillë tash ata janë ribashku”, tha ai.

Tutje, Haziri tha se ‘Nuk duhet me lënë asnjë cështje që lidhet me një shpresë të vetme që Serbia një ditë të bashkohet me Kosovën’.


(Kosova Sot Online)