U arrestua në Shqipëri, kinezi që vodhi miliona dollarë refuzon ekstradimin

  • E.K /
  • 12 September 2022 - 11:26
U arrestua në Shqipëri, kinezi që vodhi miliona dollarë refuzon ekstradimin

Liangbin Chen, kinezi i akuzuar për vjedhjen e miliona dollarëve ka refuzuar ekstradimin nga Shqipëria drejt Kinës.

Chen ka hequr dorë nga shtetësia kineze që nga viti 2018 dhe mban pasaportë kamboxhiane ndaj ai bazuar në një vendim të Parlamentit Europian, i cili ka vendosur të pezullojë të gjitha marrëveshjet e ekstradimit me Kinën dhe Hong Kongun ka refuzuar ekstradimin.

Ndaj Chen Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Ky ndryshim mase u bë bazuar në një akt ekspertimi mjekësor.

Chen u arrestua në Shqipëri në korrik të këtij viti për llogari të autoriteteve kineze. Sipas tyre, ai ka vjedhur 140 milionë dollarë përmes mashtrimit kompjuterik.

(Kosova Sot Online)