Qeni “fut” në burg shqiptarin në Itali, si i gjetën 100 kg drogë në garazh

  • E.K /
  • 12 September 2022 - 12:22
Qeni “fut” në burg shqiptarin në Itali, si i gjetën 100 kg drogë në garazh

Një sasi droge mbi 100 kg është gjetur në një garazh në Santa Croce sull’Arno në Itali.

77 kilogramë hashash, 25 kilogramë marijuanë dhe 7 gram kokainë u gsekuestruan në garazhin në pronësi të një shqiptari.

Pronari shqiptar u arrestua nga policia dhe është dërguar për hetime të mëtejshmë të çështjes.

Sipas mediave italiane droga u gjet gjatë një operacioni për parandalimin e shitjes së drogës në qendrat e të rinjve.

Gjatë kontrollit të një parku të vogël publik në Santa Croce sull’Arno, qeni i drogës Delphy, i çoi policët në derën e garazhit të një blloku apartamentesh.

Sasia e madhe dhe llojet e ndryshme të drogës i bën hetuesit të dyshojnë se shqiptari i arrestuar mund të përfaqësojë një nga grumbulluesit kryesorë të drogës në atë zonë.

(Kosova Sot Online)