Këta janë hakerët iranianë që sulmuan Shqipërinë
Mediat iraniane kanë publikuar fotot e 4 personave që thuhet se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
Sipas Iran International ata janë autorët të disa sulmeve kibernetike globale, të cilët janë të lidhur me agjenci të ndryshme të inteligjencës qeveritare në Teheran.
Rasti më i fundit i një sulmi kibernetik shkatërrues që i atribuohet operativëve të inteligjencës iraniane ishte një ndërhyrje e hakerëve në sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare që filloi në vitin 2021 dhe përfundoi me një ndërprerje masive në korrik, sipas hetimeve të sigurisë të Microsoft. Informacioni u vodh dhe shërbimet publike u ndërprenë nga hakerat iranianë, sepse Shqipëria strehon një grup opozitar, shkruan media iraniane.
Javën e kaluar, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e saj.
(Kosova Sot Online)
