Të zhdukura nga e shtuna, Policia gjermane i gjen sot tri vajzat nga Kosova

  • A.P /
  • 12 September 2022 - 17:11
Të zhdukura nga e shtuna, Policia gjermane i gjen sot tri vajzat nga Kosova

Denisa, Anila dhe Suela, tri vajza nga Kosova (15, 16 dhe 17 vjeç) ishin zhdukur nga e shtuna në Gjermani dhe janë gjetur sot

Sipas policisë, tri vajzat nga Bergkamen morën rrugë së bashku për të shkuar në një panair në Lünen të shtunën. Pasi vizituan panairin, ato donin ta merrnin autobusin për në Bergkamen. Atje ato duhej të mbërrinin rreth orës 22:30 në stacionin e autobusëve. Por adoleshentet nuk kishin mbërritur.

Më pas, të hënën, një lajm i mirë erdhi për familjarët nga Policia: Vajzat e zhdukura u gjetën shëndosh e mirë në Duisburg në mëngjes, si pjesë e një kërkimi policor, raporton RTL.

“Tri vajzat kanë qenë të gjitha bashkë, janë shëndosh e mirë, janë dërguar në stacion nga kolegët, ku janë marrë nga kujdestarët ligjorë”, tha një zëdhënës i Policisë.

(Kosova Sot Online)