Në Beograd nis EuroPride, organizohen edhe protesta kundër

  • A.P /
  • 12 September 2022 - 20:25
Në Beograd nis EuroPride, organizohen edhe protesta kundër

Organizatorët e ngjarjes panevropiane për komunitetin LGBT, EuroPride, kanë nisur këtë ngjarje më 12 shtator në Serbi, me vendosjen e flamujve me ngjyra të ylberit.

EuroPride po mbahet në Beograd të Serbisë pavarësisht se mbajtja e kësaj ngjarjeje u anulua muajin e kaluar nga autoritetet.

Ceremonia hapëse e javës së EuroPride kaloi pa incidente, pavarësisht protestave të grupeve fetare dhe nacionaliste dhe paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili muajin e kaluar tha se kjo ngjarje nuk do të mbahej.

“EuroPride 2022 ka nisur. Kolegët e mi nga EuroPride janë këtu në këtë ngjarje historike”, shkroi në Twitter, Kristina Garina.

(Kosova Sot Online)