Novak thotë se Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë për proceset euro-atlantike

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 11:33
Novak thotë se Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë për proceset euro-atlantike

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, sot ka ardhë në vizitë zyrtarë në Kosovë. Ajo është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën kanë mbajtur një takim dhe një konferencë për media.

Në konferencë, Novak tha se Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë në ndihmën e Hungarisë për proceset integruese euro-atlantike si dhe për liberalizimin e vizave.

“Për stabilitetin dhe paqen në kontinent na duhet edhe paqja në këtë rajon dhe misioni i KFOR-it kontribuon në këtë drejtim dhe shpresoj që sa më shpejt edhe procesi i anëtarësimit në BE ta shërbej këtë qëllim”, deklaroi ajo.

“Sa i përket liberalizimit të vizave jemi në favor të heqjes së vizave që nga dita e parë dhe duam të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosova mund të llogarisë në ndihmën e Hungarisë që të merr liberalizmin e vizave sa më shpejtë”, tha Novak.

(Kosova Sot Online)