Publikohet moti për dy ditet e ardhshme

  • A.P /
  • 13 September 2022 - 16:02
Publikohet moti për dy ditet e ardhshme

Të mërkurën dhe të enjten mbi në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin 6-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

(Kosova Sot Online)