I shkonte pas një vajze duke e ngacmuar, arrestohet një person në Prishtinë

  • E.k /
  • 15 September 2022 - 10:01
I shkonte pas një vajze duke e ngacmuar, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi e ka ngacmuar një vajzë.

Siç raporton Policia ngacmimi ka ndodhur të mërkurën.

Më parë ai kishte qenë në lidhje dashurie me viktimën.

Ky është raporti i plotë i Policisë:

 Prishtinë 14.09.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar duke i shkuar prapa viktimës femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Me veprimet që i kishte bërë i dyshuari tek viktima kishte ngjallur shqetësim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)